Ionian ka filluar me një vizion të qartë për të ndihmuar individët dhe organizatat të marrin njohuri dhe të bëhen më të sigurtë në botë dixhitale që po vjen me sfda të vazhdueshme.
Materiale dhe kurse të përditësuara me tendencat dhe sfidat e fundit.
Mjete dhe strategji për të ndihmuar përdoruesit të mbrohen në jetën e përditshme dhe në punë.
Pas Ionianit qëndron një ekip i apasionuar për sigurinë, i përbërë nga ekspertë të fushës. Profesionistët tanë mbartin një gamë të gjërë aftësish të përftuara nëpërmjet eksperiancave profesionale të dedikuara sigurisë kibernetike.
Integriteti është vlera themelore e Ionian. Ne kemi për qëllim të ofrojmë burime dhe këshilla që të ndihmojnë shoqërinë tonë në Shqipëri për të ruajtur integritetin e të dhënave dhe komunikimeve në internet.
Përmes inovacionit, Ionian synon të ofrojë resurse të përditësuara me synim ruajtjen e integritetit dhe sigurisë së të dhënave në botën dixhitale.
Komuniteti është forca e Ionian. Përmes trajnimeve, Ionian synon të ndihmojë në ngritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimit në fushën e sigurisë kibernetike.
Te Ionian, ne jemi krenarë për njohurite dhe aftësitë e ndryshme që ekipi ynë sjell. Ja një pasqyrë e ekspertizës që bën Ionian një emër udhëheqës në ndërgjegjësimin e sigurisë kibernetike:
Ekipi ynë udhëheqës është i përbërë nga veteranë të industrisë me dekada përvojë në sigurinë kibernetike. Kjo përvojë e pasur dhe njohuritë e tyre të thelluara mundësojnë që strategjitë dhe trajnimet tona të jenë sa më efektive dhe inovative.
Shumica e ekipit tonë ka çertifikata të njohura në fushën e sigurisë kibernetike, duke përfshirë CISSP, CEH dhe CISM, që tregojnë përkushtimin e tyre për të ndjekur të fundit në protokollet e sigurisë.
Anëtarët e ekipit tonë vijnë nga fusha të ndryshme të sigurisë kibernetike – nga hakimi etik deri te menaxhimi i risku kibernetik, siguruar një qasje të plotë ndaj ndërgjegjësimit dhe trajnimit.
Në një botë ku kërcënime kibernetike janë në zhvillim të vazhdueshëm, përmbajtja jonë do të përditësohet për të reflektuar sfidat dhe risitë e fundit të sigurisë së informacionit dhe për të ofruar zgjidhje efektive dhe të freskëta për komunitetin tonë.
Anëtarët e ekipit të Ionian janë të lidhur me komunitetet globale të sigurisë kibernetike, duke siguruar një rrjedhë të vazhdueshme të njohurive dhe praktikave më të mira nga e gjithë bota.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur adipiscing elit. Ut elit tellus, luctus nec ullamcorper mattis, pulvinar dapibus leo.